Projekt restaurimi per shkollen “Se bashku”.

 

“Te gjithe te barabarte” duket se mbetet nje slogan pa asgje te vertete kur shikon nga afer mungesat e komunitetit rom qe jeton ne Gjirokaster. Shkak per nje vezhgim te tille u be ne fakt zbatimi I nje projekti per restaurimin e shkolles “Se bashku” ne lagjen“Zinxhira” te Gjirokastres. Nje projekt restaurimi prej 6 000$ do te dukej fare pak per dike, por duke pasur parasysh qe shpesh per rifillimin e vitit kalendarik mesimor nga bashkia e Gjirokastres jane investuar ne disa raste vetem 200 mije leke te vjetra neper shkolla, kjo shume eshte e konsiderueshme. Shkolla “Se bashku” eshte e  vetmja ne jug ku arsimohen 90  nxenes ne te cilen perveç femijeve te tjere ndjekin procesin mesimor edhe femije te komunitetit rom.

Projekti synon permiresimin e kushteve te mesimdhenies, ku evidentohet lageshtia e ambienteve, ftohtesia, mungesa e ujit dhe situata e keqe hidro - sanitare. Perfaqesuesja e bashkise se Gjirokastres Magdalena Margariti pohon se po synohet drejt krijimit te nje bordi lokal per realizimin e projekteve te ndryshme ne kete komunitet, nderkohe qe Vasillaq Hajdini, perfaqesues I komunitetit rom, pjesetar I bordit lokal pohon se shkolla duhet ngritur nga e para. Te ftohtit ben qe femijet te shtrohen ne  spitale dhe marrja e ilaçeve eshte e veshtire per ne, ne  kete  varferi qe kemi.

Arta Shajko pergjegjese e zyres se perkrahjes sociale ne bashkine e Gjirokastres  pohon se kohet e fundit si pasoje e kthimeve nga Greqia eshte rritur numri I  familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike nga bashkia e Gjirokastres. Ka edhe familje qe per shkak te mungeses se pasaportizimit nuk mund ta fitojne nje gje te tille duke jetuar ne kushte shume te keqija. Vete femijet kerkojne kushte me te mira persa i perket higjienes. Ambientet e kesaj shkolle pavaresisht perfundimit te procesit mesimor perdoren ende nga femijet ne kuader te organizimit te kampeve  verore.

Ankesat e ketij komuniteti prekin edhe mungesen e infrastruktures dhe veçanerisht te ujit te pijshem.

 

Ne nje nga muret e shkolles eshte shkruar parulla “Te gjithe te  barabarte”.  Por duke pare ambientet e kesaj shkolle bindesh se jo vetem ajo s’eshte e njejte me simotrat e saj ne qytet, por edhe komuniteti rom nuk trajtohet njesoj si banoret e komuniteteve te tjera ne investimet bashkiake. 

Thursday the 2nd. Commission Junction Review. AlpoMedia
Copyright 2012

©