Vijojne problemet ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene ne vendin e quajtur "Shkalla e zeze" dhe "Uji i Ftohte Tepelene."

 

Rreshjet e diteve te fundit kane shpalosur nje sere problemesh ne qarkullimin rrugor ne Jug te vendit. Problemet kryesore lidhen me aksin rrugor Gjirokaster  -  Tepelene, perkatesisht ne vendet me emertimet "Shkalla e zeze" dhe “Uji i ftohte”.

Formacionet e paqendrueshme  te shtufit te mbingarkuara  nga lageshtia karakteristike e zones si dhe nga rreshjet e shumta te diteve te fundit, kane provokuar rreshqitje te massive dheu te cilat kane bllokuar deri ne disa ore kete aks te rendesishem rrugor nacional ne jug te vendit.

Vetem pasditen e djeshme kane ndodhur dy rreshqitje masive perkatesisht  ne oret 16:10 dhe 18:28. Rreshqitja  e pare ka ndodhur 100 metra poshte postobllokut policor te ujit te ftohte nderkohe qe rreshkitja e dyte ka ndodhur pak metra larg Subashit. Qindra metra kub dhé jane derdhur nga masivi malor ne rrugen nacionale duke e bllokuar ate plotesisht dhe duke lene me qindra automjete dhe udhetare te kalojne naten ne automjetet e tyre.

Puna e perqendruar me shume mjete dhe fuqi punetore e drejtorise se rrugeve nuk ka mjaftuar, pasi ne kohen qe rruga pastrohej, mali perseri zbrazte aluvionet shekullore mbi rruge. Ka qene fat qe ne disa raste punonjesit dhe mjetet qe ata drejtonin nuk jane rrembyer nga rreshkitjet masive te dherave. Deri ne 5km ka qene rradha e automjeteve ne te dy anet e bllokuara te ketij segmenti rrugor.

Qe me perfundimin e superstrades Gjirokaster-Tepelene, "Shkalla e Zeze" ka qene nje nga problemet kryesore, ku ne stinen e dimrit here pas here qarkullimi rrugor eshte shoqeruar me veshtiresi dhe here pas here edhe me nderpreje te plote per disa ore. Qe me shpalosjen e ketyre problemeve u mendua nje zgjidhje alternative, per te cilen u bene edhe projekte, por te pazbatuara asnjehere. 

Wednesday the 16th. Commission Junction Review. AlpoMedia
Copyright 2012

©